Maqedoni

Antikorrupsioni kallëzim penal ndaj drejtorit të ARS-së, Naumçe Mojsoski dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut

Shpërndaje

Ndjekje penale për drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsoski dhe kryetaritn e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për shkak të veprimeve të kundërligjshme, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe dyshimit për keqpërdorime financiare, kërkoi Komisioni Kundër Antikorrupsion, transmeton Portalb.mk.

Antikorrupsioni ka punuar tre vjet për lëndën e ndarjes së vauçerëve për federatat sportive dhe sportistët dhe është konstatuar se sistemi ka shumë të meta dhe mospërputhje, nuk ka llogari për paratë e ndara dhe nuk ka mënyrë të saktë se si dhe sa para ndahen dhe kush duhet të kontrollojë se si shpenzohen. Drejtori Mojsoski nuk ka vepruar sipas kërkesave të Antikorrupsionit, por edhe të Entit Shtetëror për Revizion për përmirësimin e gjendjes. Ai paralajmëroi se do tu përgjigjet pretendimeve të Antikorrupsionit të hënën në një konferencë për media.

Në rastin e Ganiut bëhet fjalë për ndërtime pa leje në Duqanxhik të cilat Ganiu me vetëdije ka lejuar të legalizohen duke mos vepruar sipas kërkesave të Inspektoratit ndërtimor shtetëror apo Komisionit antikorrupsion, ndërsa në atë periudhë investitori i panjohur, kërkoi legalizim, i cili iu miratua.