Artan Hoxha tregon se kush fshihet pas atentatit që deshën t’i bëjnë Albin Kurtit
Këtë javë në emisionin Kojshia Show, i ftuar ishte gazetari i njohur nga Shqipëria, Artan Hoxha.
Ai në këtë emision foli për disa nga ngjarjet që tronditën mbarë opinionin shqiptar, duke zbuluar prapaskenat dhe akterët që ishin të përfshirë në këto ngjarje.
Gazetari Hoxha, në këtë emision foli edhe për skenarin për ‘atentat’ ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ngjarje kjo që kishte pushtuar kryetitujt e mediave si në Kosovë, po ashtu edhe ato në Shqipëri.
Ky zbulim kishte ardhur pas publikimet të të dhënave nga hacker-ët iranianë të njohur si grupimi “Homeland Justice”, të cilët kanë shpërndarë në median e tyre Telegram një dosje me mbi një gigabyte të dhëna, sa i përket korrespondencës së Nanos.
Ndiqeni emisionin nga minuta 52:00 për ta dëgjuar deklaratën e plotë të gazetarit Artan Hoxha lidhur me këtë ngjarje.