ASH: Prioritet i partisë, rritja e pagave të mjekëve dhe personelit mjekësor
Pas vendimit për hyrje në qeveri, Aleanca për Shqiptarët ka publikuar parimet bazë dhe zotimet për bashkëpunim koalicioni, të përkrahura nga Kryeministri Kovaçevski.
Deklarata e zotimeve e ASh-së përmbanë 22 zotime të ndara në 5 priorite siç janë lufta kundër korrupsionit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, fuqizimi i rajoneve, energjetika dhe shëndetësia. Deklarata e plotë mund të lexohet këtu.
Një nga prioritetet e Aleancës për Shqiptarët në Ministrinë së Shëndetësisë është rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor si dhe ndryshimi i organizimit të sistemit shëndetësor primar, sekondar dhe terciar me qëllim të rritet efikasiteti dhe të ulet kostoja për pacientin.
Neurologu i njohur Fatmir Mexhiti, Ministri i ri i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, do të angazhohet edhe për ndryshimin dhe zgjerimin e listës pozitive të barnave.
Aleanca për Shqiptarët në qeveri do të përfaqësohet me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shoqërisë dhe Administratës Publike, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në pozitat e zëvendësministrave, ASh do të përfaqësohet në Ministrinë e Mbrotjes dhe atë të Bujqësisë.