Maqedoni

Deputeti Fazliu: Përkrahim të gjithë projektet nëpër komunat tona për investime infrastrukturore

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së, Bedri Falziu sonte ka mbajtur një fjalim në Komunën e Zhelinës, ku më së shumti foli për problemet ekonomike dhe projektet infrastukturore.

Një pjesë nga fjalimi i tij:

Unë do të ndalem tek disa nga sukseset e kësaj qeverie. U përballëm më krizën e pandemisë, me krizën energjetike dhe arritem dhe po arrijme ta menaxhojmë mirë. U bë regjistrimi i popullsisë, përkrahëm rritjen e pagave dhe pensioneve, arritem marrëveshje për pagesat e të punësuar në arsim, përkrahëm projekte nëpër komunat tona për investime infrastrukturore, bujqësre, menaxhim me mbeturina e depone si dhe investime të tjera. Buxheti i këtij viti është akoma më shpresdhënës, ndaj së bashku do të vazhdojmë të përkrahim çdo projekt që na dërgon drejt standardëve të Bashkimit Eurpian. Vendi është anëtar i plotë në NATO, ndaj si deputet jam krenar që kam votuar shumë ligje të ndryshme, përfshirë dhe miratimin e propozimit francez, ndaj kjo rrugë duhet të vazhdoj sepse sjell investime dhe stabilitet ekonomik në vendin tonë, tha Fazliu.

Ndiqeni videon nga minuta 04:00