Fatmir Mexhiti e mori detyrën ministër i Shëndetësisë
Ministri i deritanishëm i shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Fatmir Mexhiti. Gjatë takimit me paraardhësin e tij, Ministri Mexhiti tha se beson se investimi në shëndetin e qytetarëve është thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe se mbetet i përkushtuar të punojë me profesionistët e kujdesit shëndetësor, palët e interesuara dhe drejtuesit e komunitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Postimi nga MSH:
Sot në ambientet e Ministrisisë së Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti pranoi detyrën e Ministrit të Shëndetësisë nga Ministri paraprak, Dr. Bekim Sali.
Në takim Ministri Mexhiti tha se mbetet i përcaktuar që të vazhdojë punën e rëndësishme për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë.
Fokusi im si Ministër i Shëndetësisë do të jetë që sistemi ynë shëndetësor të jetë i aksesueshëm, efikas dhe i përmbushur ndaj nevojave të të gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë për të promovuar jetë të shëndetshme dhe për të ofruar burime dhe mbështetje për kujdesin preventiv, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të bëjnë jetën e tyre më të shëndetshme, tha ministri Fatmir Mexhiti.
Gjatë takimit me paraardhësin e tij, Ministri Mexhiti tha se beson se investimi në shëndetin e qytetarëve tanë është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe se mbetet i përkushtuar të punojë me profesionistët e kujdesit shëndetësor, palët e interesuara dhe drejtuesit e komunitetit për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
Faleminderit për besimin tuaj tek unë dhe me padurim pres t’ju shërbej në këtë rol të rëndësishëm, tha Ministri Mexhiti.
Postimi në facebook:
Të dashur bashkëqytetarë,
Sot nisim një rrugëtim të ri së bashku, për të ju dhënë qytetarëve shërbime shëndetësore që do të jenë në historinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Jam këtu për të vazhduar rrugën e mentorit tim në këtë ministri, profesor Arben Taravari. Këtë rrugëtim do ta ecim së bashku me qytetarët, mjekët, motrat medicinale, ekspertët dhe mediumet, që të gjithë të japim kontributin tonë të përbashkët për sistem më të mirë shëndetësor.
Unë si ministër do të angazhohem që qytetarët të marrin shërbimin e duhur, mjekët të marrin nga ministria trajtim të dinjitetshëm dhe stafi tjetër të ketë kushte maksimale pune.
Së bashku do ta shërojmë sistemin shëndetësor.
Me respekt,
Dr. Fatmir Mexhiti