Maqedoni

Grubi: Së shpejti hapet vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Artan Grubi njofton se sot është nënshkruar protokolli mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Grubi thotë se ndërkohë që sot është nënshkruar pjesa formale mes ministrave, nga nesër fillon rregullimi infrastrukturor për hapjen e tij, por pa bërë me dije se kur do të hapet konkretisht ky kalim kufitar kaq i përfolur.

“Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc.

Pjesa formale përfundoi sot, ndërsa nga nesër nis rregullimi infrastrukturor për të nisur me punë.”- shkruan Grubi.