“Ka raportime për njerëz nën rrënoja”, kreu i Bashkisë Hatay jep alarmin pas tërmeteve të radhës
Pas tërmeteve të radhës në kufirin Turqi-Siri, në të njëjtin vend ku dy tërmete të fuqishme shkaktuan mbi 47 000 viktima, mendohet se ka të tjerë viktima nga lëkundjet me magnitudë 6,4 dhe 5,8.
Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se “ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja”.
Raportime për ndërtesa të shembura ka edhe në Siri.
Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, në një konferencë për shtyp deklaroi se pasgoditjet kanë vazhduar që nga 6 shkurti: “Deri më tani kanë qenë 6414 pasgoditje. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët ndalohet të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme”.