Kovaçevski ngushëllon Erdoganin pas tërmetit tragjik në Turqi
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime deri tek populli dhe autoritetet turke pas tërmetit të fuqishëm prej 7,8 ballëve që goditi këtë vend.
Kovaçevski u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Lajm i tmerrshëm për tërmetin në Turqi që na trishtoi të gjithëve. Personalisht dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Rexhep Tajip Erdoganit i shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.
Edhe presidenti i RMV-së i ka shprehur ngushëllime homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të vdekurve, Presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe popullit turk në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti Pendarovski.