Kthehen pjesëtarët e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në kërkim-shpëtimin në Türkiye
Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Türkiye për shkak të tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit, u kthyen në vend, raporton Anadolu.
Në kazermën Ilinden në kryeqytetin e Shkupit u mbajt një ceremoni për pjesëtarët e ushtrisë që u kthyen në Maqedoninë e Veriut.
Në ceremoni, e cila filloi me një minutë heshtje, morën pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, ambasadori i Türkiye-s në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, dhe atasheu ushtarak kolonel Serkan Çakır.
Pendarovski në fjalën e tij theksoi se janë ndër pesë vendet e para që kanë shkuar në zonën e tërmetit pas informacioneve që kanë marrë nga NATO.
Duke theksuar se mendimet e tij janë me ata që kanë humbur të afërmit e tyre, Pendarovski tha se edhe ushtria e Maqedonisë së Veriut edhe presidenti, qeveria dhe institucionet duhet t’i ndihmojnë të gjithë, nga të rinjtë e deri te të moshuarit, që të kenë ushqim dhe vend për të qëndruar në të ardhmen.
Ai tha se populli i Maqedonisë së Veriut po e ndihmon Türkiyen dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen.
“Jo vetëm sepse jemi anëtarë të NATO-s dhe aleatë zyrtarë, por edhe sepse miqësia jonë, miqësia mes popujve tanë, daton shekuj më parë dhe do të vazhdojë edhe në shekujt e ardhshëm. Prandaj, dua t’ju siguroj se ne po ndihmojmë dhe do t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët turq përmes ambasadorit të tyre dhe opinionit publik këtu”.
Duke kujtuar se këtë vit shënohet 60-vjetori i tërmetit shkatërrues të Shkupit në vitin 1963, Pendarovski tha se populli mik turk në atë kohë u ofroi ndihmë dhe mbështetje.
“Popullin turk e shohim si më të afërtin, mikun dhe fqinjin tonë”, tha Pendarovski dhe shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën dhe u goditën nga tërmetet në Türkiye dhe Siri.
Ndërkaq, ministrja Petrovska, duke thënë se nuk kanë hezituar t’u përgjigjen thirrjeve për ndihmë nga Türkiye pas tërmeteve, theksoi se Türkiye është shteti mik i tyre dhe se i ka mbështetur në situata të ndryshme në të kaluarën.
Petrovska deklaroi gjithashtu se ushtarëve që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Türkiye do t’u jepet një bonus pagë mesatare prej një muaji.
Nga ana tjetër, amabasadori Sekizkök rikujtoi se Maqedonia e Veriut u bashkua me presidentin, qeverinë, ushtrinë, institucionet publike, komunat, ndërmarrjet ekonomike, organizatat joqeveritare, institucionet arsimore dhe qytetarët dhe me vullnetarë të lartë nga të gjitha pjesët e vendit për t’u mobilizuar për të dërguar ndihma në zonën e tërmetit.
Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Türkiye morën pjesë 60 anëtarë të Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe dy qen.