Lazim Destani ka ngushëlluar familjen e Prof. Dr. Milaim Fejziut
Ikja nga jeta e profesorit Milaim Fejziu, krahas familjes dhe të afëmve të tij, u ka sjellë dhembje shumë miqve e personaliteteve të ndryshme. Ndër figurat që i kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi familjes dhe të afërmve të profesorit Milaim Fejziu është edhe biznesmeni e filantropi Lazim Destani.
Ai këtë e ka shprehur përmes një mesazhi të postuar në Instagram, ku dhe i kujton vitet e hershme të bashkëpunimit me profesorin Milaim Fejziu, vitet e përpjekjeve për themelimin e Universitetit të Tetovës.
Postimi i plotë:
Me dhembje e mora lajmin mbi vdekjen e mikut tim, veprimtarit të shquar Milaim Fejziu. Në këto ditë të vështira për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta. Kujtime të mira ruaj që nga koha e bashkëpunimit tonë për themelimin e Universitetit të Tetovës. Milaimin përgjithmonë do ta kujtojmë si njeriun që nuk u ndal kurrë duke kontribuar për arsimin, kulturën, drejtësinë e për çështjet shoqërore e kombëtare.
Zoti e shpërbleftë me parajsë, në Paqe u prehtë shpirti i tij!