RajoniTop Lajme

Mediat serbe: Arrestohet Çedomir Jovanoviqi

Shpërndaje

Liderit të Partisë Liberale Demokratike serbe i është caktuar paraburgimi për 48 orë, raporton gazeta serbe “Novosti”.

Gazeta pretendon se Jovanoviqi është ndaluar për shkak të sulmit ndaj avokatit Nemanja Aleksiq nga Novi Sadi.

Pretendohet se ai e ka sulmuar avokatin në qendër të Beogradit, dhe pas kësaj është arrestuar.

Në konsultim me Prokurorinë, pas arrestimit i është caktuar paraburgimi për 48 orë.