BotaTop Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye rritet në 18.991, Erdoğan zotohet për rindërtimin e rajonit brenda 1 viti

Shpërndaje

Presidenti Erdoğan zotohet të rindërtojë rajonin jugor të goditur nga tërmeti në kuadër të një plani 1-vjeçar.

Presidenti Erdoğan njofton se numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Türkiye-n jugore është rritur në 18.991.

Presidenti Erdoğan: Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë njeriu, jeta. Nuk do të lejojmë abuzimin, sinqeriteti ynë nuk mund të vihet në dyshim nga askush.

“Po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë tonë”, deklaroi presidenti Erdoğan në provincën Adıyaman të goditur nga tërmeti.

Erdoğan: Për qytetarët që nuk duan të qëndrojnë në tenda, do të sigurojmë kalimin e tyre në banesa dhe pagesën e qirasë për një vit.