Përfundoi dita e tretë e debatit për shkarkimin e ministrave
Ka përfunduar seanca e sotme e Parlamentit, me rend dite – shkarkimi i tre ministrave.
Seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër, në ora 11:00.
Edhe seanca e sotme u zhvillua me kritika mes opozitës dhe shumicës.
Shumica akuzon se Qeveria zgjerohet për t’u shpëtuar BDI-ja dhe insiston në zgjedhje të parakohshme. U dërgua kritika edhe ndaj Aleancës për Shqiptarët.
Kjo e fundit tha se nuk janë zgjidhje zgjedhjet e parakohshme, dhe se si parti nuk kanë alternativë tjetër pos të hyjnë në Qeveri.