Presidenti Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se Türkiye shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën disa provinca jugore të vendit, transmeton Anadolu.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt, është shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Flamuri ynë do të qëndrojë në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të të dielës së 12 shkurtit në të gjithë vendin tonë dhe përfaqësitë e huaja”, njoftoi presidenti Erdoğan në twitter.
Të paktën 1.651 persona humbën jetën dhe 11.119 të tjerë u plagosën në dhjetë provinca si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore.
Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi qytetin Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.
Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi qytetin Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.