RajoniTop Lajme

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj: Luftëtaret e lirisë na frymëzojnë edhe sot

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është duke qëndruar në Kosovë, më rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Begaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët, presidentë, kryeministrin, dhe popullin e Kosovës, si dhe ka falënderuar shtetet mike të cilat ndihmuan Kosovën, për të shpallur pavarësinë.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës, ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptareve. Dita e Pavarësisë së Kosovës, na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar. Është një ditë krenarie për ne të gjithë por edhe mirënjohje dhe falënderimi për ShBA-të, BE-së dhe të gjitha shteteve të tjera që iu gjendën pranë Kosovës.”- ka thënë Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, ka deklaruar se Adem Jashari dhe UÇK-ja edhe sot frymëzojnë popullin shqiptar.

‘’Më mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin. UÇK-në, luftëtaret e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre, për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli.’’- ka deklaruar ai.