Rama flet për vizitën në Prizren, thotë se ky qytet u jep përherë kënaqësi të posaçme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur Prizrenin që bashkë me familjen, ta kalojë këtë të diel vikendi.
Postimi nga RAMA:
Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë