Shqipëria dhe Mali i Zi nesër do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi
Të hënën do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët në mes të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, e cila do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë.
Është bërë publike agjenda e aktiviteteve qw do tw kryhen ditën e nesërme, të cilat do të nisin në orën 10:30.
Nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja për ndërtimin e urës në lumin Buna si dhe marrëveshje të tjera, e më pas dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.
Agjenda e Plotë:
10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.
10:45. – Nisja e seancës së përbashkët
13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.
(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë).
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.