MaqedoniTop Lajme

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Shpërndaje

Për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të ekspertit Zekiria Zekiri, gjykimi i sotëm për rastin “Llaskarc” është shtyrë për më 16 shkurt.

Kjo është shtyrja e dytë e procesit, pasi në seancën e kaluar Këshilli Gjyqësor ka njoftuar se eksperti Zekiria Zekiri përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që ka përgatitur superekspertizën ka njoftuar se nuk do të vijë për arsye shëndetësore.

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcit, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompaninë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.