Maqedoni

Snopçe demolon VMRO-në: Folni për krimet e Mickoskit, mos u merrni me Taravarin

Shpërndaje

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe sot në Kuvendin e Republikes së Maqedonisë të Veriut ju përgjigj akuzave të VMRO-DPMNE.

Ai mes tjerash u përgjigj për akuzat dhe sulmet që po i bëheshin nga deputetët e VMRO-së, kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, ai tha se ato nuk kanë të drejtë të përmendin Taravarin përderisa ish-lideri Gruevski dhe lideri i tanishëm i VMRO-DPMNE-së janë të zhytur në krime dhe afera të ndryshme.

“Parapolitikë është të flasësh për Taravarin e mos flasësh për liderin tënd Mickoski ose ish-liderin Gruveski, parapolitikë është të flasësh për vjedhje e korrupsion por të mos inicosh asnjë ligj për konfiskim, të flasësh për shtet të së drejtës dhe në të njëjtën kohë të inicosh amnesti për fajtorët e 27 Prillit, parapolitikë është të flasësh për moral dhe të mos distancoheni nga ish lideri juaj Nikolla Gruevski”, tha mes tjerash Snopçe.

Deklaratën e tij të plotë sot në Kuvendin e RMV-së mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.