Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin, Arben Taravari, “”Intervistë në Shenja” duke folur për hyrje në Qeveri tha se kanë marrëveshje me LSDM-më. Ai më tej nuk dha detaje rreth ndarjes së resoreve.
“Unë planifikoj nesër osë pasnesër të thirri kryesinë. Para asaj për nesër kemi organizuar referendum partiak e cila do të fillojë prej ora 12:00 dhe do të jetë online. Shumica e degëve aty ku jemi të organizuar. Prej orës 12:00 deri ora 6:00 besoj se do të jetë votimi online për të prezantuar ofertën tonë dhe rezultati që do të dalë nga referendum do të prezantojë para kryesisë qendrore”, u shpreh Taravari. /SHENJA/