Türkiye, në ditën e tetë të kërkimeve shpëtohet nga rrënojat një vajzë 6-vjeçe
Foto: Aytaç Ünal/AA
Vogëlushja 6-vjeçe e quajtur Miray, e cila me ditë të tëra kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës në qytetin Adiyaman pas tërmetit katastrofal të javës së kaluar, u shpëtua në ditën e tetë të kërkimeve, transmeton Anadolu.
Ekipet e shpëtimit 178 orë pas tërmetit në qarkun Alitas nxorën të gjallë vajzën e vogël e cila më pas u transferua në spital.
Në Adiyaman, një nga dhjetë qytetet turke që u shkatërruan nga tërmetet e forta me magnitudë 7.6 dhe 7.7 ballë më 6 shkurt, me epiqendër në Kahramanmaraş, vazhdojnë përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve nga fatkeqësia e rëndë.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye-n jugore është rritur në 31.643, njoftoi sot Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).