Maqedoni

“Vendimi është fitore për shtetin dhe drejtësinë”, Kovaçevski dhe Pendarovski komentojnë vendimin e Gjykatës në Strasburg për rastet e PSP-së

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski tha kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriu në Strasburg në lidhje me mos-pranimin e abolimin nga ish presidenti Gjorgji Ivanov për personat që ndiqen penalisht në raste e ish Prokurorisë Speciale Publike. Respektivisht, krerët e shtetit thonë se kjo paraqet fitore për shtetin pasi, rastet e ish PSP-së do të vazhdojnë.

“Pas shpalljes së vendimit nga ana e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriu, presidenti e shqyrtoi atë bashkë me ekipin e këshilltarëve dhe vlerëson se të gjithë të përfshirët në këto procedura nga ana e prokurorisë dhe gjykatave në vend, duhet që të drejtat e tyre t’i realizojnë para institucioneve vendore, ashtu sic thuhet edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut”, thonë nga Presidenca.

“Së pari, kjo është një fitore e madhe dhe një sukses i madh për vendin tonë. Ekipi maqedonas me të vërtetë bëri maksimumin dhe fitoi në një rast jashtëzakonisht kompleks. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pamasë për punën e tyre të përkushtuar gjatë periudhës së kaluar. Me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i cili në këtë rast është në favor të shtetit, ankesat e aplikantëve u shpallën të papranueshme në tërësi, përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara. Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e aplikimeve janë respektuar plotësisht nga Gjykata e Strasburgut. Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se, në kundërshtim me pretendimet e aplikantëve, Gjykata nuk përcaktoi shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”, tha Kovaçevski.