Aliu për Krenar Llogën: Ministri i parë që sugjerimit publik ju përgjigj brenda ditës
Miq të dashur,
Më duhet tju njoftoj se kërkesën time PUBLIKE përmes formatit FB për një takim me Ministrin e sapo zgjedhur të Drejtësisë z. Krenar LLOGA e realizova SOT.
Mbrëmë mbeta i befasur sesi me seriozitet dhe aq shpejt kabineti i tij kishte targetuar qasjen time publike dhe pasi më kontaktuan u dakorduam se për sot ministri kishte ndarë disa minuta nga agjenda e tij e ngjeshur.
z,Lloga më priti përzemërsisht dhe ishte bërë kureshtar për sfidimin publik nga ana ime për tu takuar kuptohet PËR INTERES TË PËRGJITHSHËM.
Meqë nuk e kam njohtur personalisht më parë përveç se rrjedh nga familja e respektuar strugane, por si djalosh i ri edhe pse nga një ndeje shum e shkurt më la përshtypjen se Lloga kishte njohuri të mjaftueshme të fushës për menaxhim me digasterin dhe mbi të gjitha shpërfaqte edukatë dhe mirsjellje.
Atakimet publike që i kam bërë disa herë këta tre vjetët e fundit, dhe faktet ligjore që ia dorëzova, Krenari mori frymë thellë sepse e njhte lëminë dhe më premtoi se vërejtet dhe sugjerimet e mia gjithsesi me shërbimin dhe kompetentët do ti diskutojë me seriozitetin më të madh, sepse ligjet janë për tu zbatuar.
Më falemenderoi ministri për përkushtimin dhe kohën që edhe unë ndava, dhe u ndamë duke i dëshiruar shëndet e suksese në punë.
Pra, përtej modestisë, u ndjeva i nderuar, sepse dikush tjetër në po të njëjtin digaster më rezulton se bënte vetëm SELFIE kur nuk ndërmori veprim konkret se – NDAL, duhet parë pse e trajton ky njeri publikisht këtë çështje që tangon digasterin ku menaxhoj unë !?
Dhe në fund i sugjerova, si ministër duhet të punoj çdo ditë me agjendë, i qetë dhe pa stres,sepse organizimi i një digasteri thjesht nuk varet vetëm nga njeriu i parë i tij.
Organizimi dhe zhvillimi i shtetit dhe shoqërisë varet nga të gjithë qytetarët kudo që ata jetojnë e veprojnë .
Edhe përkundër kësaj unë mbaj të drejtën edhe më tutje për ta kritikuar apo mbështetur ministrin Lloga dhe partinë e tij nëse veprimet do të koinçidojnë në sinkron me bindjet e mia.
(q.a)