RajoniTop Lajme

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur delegacionin e lartë nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM)

Shpërndaje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim, Zëvendës Këshilltaren Civile për Politikë të Jashtme në EUCOM, Ambasadoren Kate Byrnes shoqëruar nga Drejtori për Strategji, Plane dhe Politika në EUCOM, gjeneral major Daniel Lasica me delegacionin.

Në frymën e bashkëpunimit Komandanti i FSK-së Gjeneral Jashari ka falënderuar Ambasadoren Byrnes, gjeneralin Lasica , për mbështetjen e vazhdueshme që kanë bërë për FSK-në, në të gjitha fazat e zhvillimit, duke ndihmuar në vazhdimësi në procesin e ngritjes së kapaciteteve, trajnime, ushtrime, pajisje dhe integrimin në strukturat e sigurisë dhe të mbrojtjes në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend dhe mbarë botën.

Delegacioni i lartë nga EUCOM ka përgëzuar për të arriturat në ngritjen e kapaciteteve dhe ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të më tutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Delegacioni është pritur edhe në Shtabin e Përgjithshëm nga zv. Komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi me stafin, ku janë realizuar prezantimi për misionin , vizionin, të arriturat, sfidat dhe rruga përpara e FSK-se, Gjithashtu për përgatitjet që janë bërë dhe janë në fazën përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin e madh ndërkombëtarë “ Defender Europe 23”.