Maqedoni

Kuvendi shkarkoi zëvendës-ministrat

Shpërndaje

Kuvendi me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësministrin e Arsimit, Lulzim Aliu dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini.

Pas shkarkimeve, ligjvënësi kaloi në pikën për emërimin e propozimeve të reja në eshalonin e dytë. 36 deputetë janë paraqitur për fjalë.

Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollcë Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim.

Ditë më parë Kuvendi shkarkoi edhe ministrat e Alternativës, parti e cila vendosi të largohej nga Qeveria, pasi ASH-ja u bë pjesë e saj.