Maqedoni

MASH: Nxënësit dhe studentët do të marrin mjete financiare në bazë të bursave dhe racionit të subvencionuar për studentë

Shpërndaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se deri në mesin e muajit mars të gjithë shfrytëzuesit e bursave të nxënësve , bursave të studentëve dhe racionit të subvencionuar për studentë do t`i marrin mjete financiare që u përkasin përfundimisht nga ky muaj.

Shfrytëzuesit e bursave të nxënëseve dhe studentëve që e kanë fituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore,gjegjësishtë nga vitet akademike mjetet financiare i kanë marrë në janar të këtij viti, ndaj mbetet për t`u bërë pagesa për muajt shkurt dhe mars, për të cilat procedura është në vazhdim e sipër.

Bursistët e rinj, të cilët e kanë realizuar të drejtën e bursës studentore në vitin aktual 2022-2023, do të përfitojnë mjete einanciare për 7 muaj, ndërsa përfituesit e rinj të bursave studentore do të përfitojnë 6 bursa mujore përnjëherë. Aktualisht,është në proces nënshkrimi i mostrave të kontratave për çdo bursist, që është bazë për pagesën e mjeteve financiare , pasi paraprakisht janë miratuar programet për nxënësit dhe standardet e studentëve.

Ju rikujtojmë, me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shfrytëzuesit e bursave të nxënëseve dhe studentëve që e kanë fituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore,gjegjësishtë nga vitet akademike dhe kanë kontrata aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë një shumë mujore të rritur, identike me shumën që marrin bursistët e rinj. Për të realizuar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, ata duhet të dorëzojnë aneks të kontratës të plotësuar dhe të nënshkruar (në tre kopje) për bursën përkatëse, të cilën mund ta shkarkojnë në linkun vijues .

Gjithashtu informojmë se mbi 29.000 studentë tashmë kanë marrë nga 2.520 denarë për racion të subvencionuar për studentë për muajin janar, ndërsa për muajin shkurt pagesa do të realizohet javën e ardhshme. Në rrjedhë është edhe shqyrtimi i aplikacioneve të sapodorëzuara, dhe sfida e komisionit e cila po i shqyrton llogaritë e shpeshta të transaksioneve të pavlefshme dhe numrat e identifikimit të shënuar gabimisht, gjë që e ndërlikon punën dhe në këtë mënyrë e vonon pagesën.