MaqedoniTop Lajme

Përfundoi debati në Kuvend, zgjidhen zëvendësministrat e rinj

Shpërndaje

Ka përfunduar debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë. Kuvendi pritet të votojë së shpejti edhe emrat e fundit, ato të zv/ministrave të rinj, Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Viktorija Avramovska dhe Maja Manolleva nga LSDM-ja dhe Agim Nuhiu nga BDI-ja. Diskutimi mbyllet pas rreth tre javësh debat në institucionin ligjvënës në të cilin VMRO-DPMNE-ja zuri hapësirën më të madhe. Tre ditë më parë u votuan edhe katër ministrat e rinj, tre prej të cilëve janë nga Aleanca për Shqiptarët dhe një nga LSDM-ja.

Në vazhdimin e padites së sotme të seancës 104, Kuvendi zgjodhi Tiron Jajagën zëvendësministër të Mbrojtjes, Viktorija Avramovska Madiq për zëvendësministre të Drejtësisë, Vjollca Berisha për zëvendësministre në Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra, Maja Manolevën si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.