Ambasadori francez: Liberalizimi i vizave falë masave të marra nga Qeveria e Kosovës
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një rezultat shumë i bukur për qytetarët që ka ardhur falë “masave të marra nga Qeveria e Kosovës”.
“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot.
Kosova sot ka kaluar pengesën e fundit për liberalizimin e vizave. Nesër bëhet nënshkrimi zyrtar, ndërsa nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza.
Qeveria e Kosovës ka marrë meritat për liberalizimin.
“Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
#VisaLiberalization Très beau résultat pour les citoyens grâce aux mesures prises par le gouvernement du Kosovo.
C’est sur la base de ce travail que le PR Macron avait fait part de notre accord l’été dernier. pic.twitter.com/sPO0Y55bVZ— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) April 18, 2023