MaqedoniTop Lajme

Digjet vetura e zv. drejtorit të burgut të Idrizovës

Shpërndaje

Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur vetura e zv. drejtorit të Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi. Ky është rasti i dytë në vetëm tre ditë.

Ditë më parë komandantit të Burgut të Idrizovës iu dogj vetura para banesës së tij. Afrim Rexhepi e cilësoi këtë si sulm ndaj shtetit. Ai theksoi se kishte pasur probleme me disa prej të burgosurve, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe se punën e kishte kryer me ndershmëri.

Siç njoftohet vetura e djegur mbrëmë është veturë zyrtare që e ka shfrytëzuar zv. drejtori Jonuzi.

*****

Zëvendësdrejtori i Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi thotë se nuk e dinë arsyen për djegien e veturës zyrtare të cilën e ka përdorur. Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim paraprak, ndërsa autoritetet që kanë bërë ekspertizën thonë se shkak i zjarrit mund të jetë edhe instalimi elektrik i veturës.

“Mbrëmë rreth orës 20.45 kam hyrë në xhami, në ora 21.15 është dhënë alarmi se jashtë digjet një automjet. Kanë ndihmuar banorët në shuarjen e zjarrit. E kemi paraqitur rastin në organet e rendit të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën. Sipas ekspertëve, të dhënat fillestare flasin se zjarri është shkaktuar vetë si pasojë e ndonjë difekti elektronik. Nuk mund të them se ky rast ka të bëjë me rastin e disa ditëve më parë kur një polici të burgut i cili kishte kërcënime ju dogj automjeti, pasi nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga dikush, por këtë duhet ta konfirmojnë ekspertët dhe policia”, deklaroi Femi Jonuzi, zv/drejtor i Burgut – Idrizovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë rastin dhe thonë se i kanë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./alsat,.mk