MaqedoniTop Lajme

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë, njofton TVM2.

Që të dy tërmetet sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore, kanë qenë 70 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Shën Nikollës – Shtip.

Tërmetet ishin me magnitudë 2.9 dhe 2.0 ballë. I pari kishte ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=1248828

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=1248828