Me pasaportë diplomatike në zonën VIP, kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit stilisti kosovar, Valdrin Sahiti
Policia e Turqisë arrestoi dje në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.
Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.