Murati: Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Kushtetuese – andaj çmimet janë më të larta
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka ndryshuar çmimi i produkteve ushqimore që importohen.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan, që sipas tij, i ka ulur çmimet.
“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg”.
“Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati.