Operohet Edi Rama! Mjekët tregojnë gjendjen e tij
Operohet Edi Rama! Mjekët tregojnë gjendjen e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu në orët e para të mëngjesit të sotëm një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendisitit.
Ekipi i mjekëve që ndoqi operacionin e kryeministrit bëri të ditur se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme.
Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, në një prononcim për mediet dha detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e apendisitit.
“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja postoperatore është stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Me metodën e laparaskopisë, koha e rikuperimit total do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar”, tha Gjata.
I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.
“Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht”, tha Gjata. /atsh