RajoniTop Lajme

Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë që t’i respektojë obligimet që i ka marrë nga Ohri

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen që t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura.

“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut

Po ashtu Osmani tha se në takimin e 2 majit, Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Osmani në Shkup: Është me rëndësi që te vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ne Shkup tha se është detyrë e politikanëve dhe udhëheqësve të shteteve të lehtësojnë komunikimin e qytetarëve të të dyja vendeve, përcjell TV21.

Osmani tha se shpreson që sa më shpejt të mbarojë autostrada Shkup-Bllace dhe gjithashtu të behën pikat e përbashkëta kufitare mes dy vendeve. “Është detyra jonë e përbashkët që të bëjmë çmos që të lehtësojmë edhe më tej komunikimin dhe në këtë drejtim diskutuam, shpresojmë që sa më parë të shohim finalizimin e autostradës prej 12 kilometrave që lidh Shkupin me pikën kufitare me Republikën e Kosovës, kjo rrugë do te na ofrojë edhe më shumë dhe do të na krijoje mundësi me te mëdha te shumanshme, përfshi në ekonomi. Njësoj shpresoj të ndodhë edhe me krijimin e pikave të përbashkëta kufitare në dy pikë kalimet kryesore, tani më kemi lajme të mira në ketë drejtim”, tha mes tjerash

Osmani në Shkup: Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kontributi i shqiptarëve për arritjet e aspiratave euroatlantike në Maqedoni është i madh, përcjell TV21.

Në konferencën për shtyp bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Osmani shtoi se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Z. President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shume bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend te tre, përveç kontributit thelbësore të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kane qenë dhe vazhdojnë të jenë force e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike te RMV-se. Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut ne të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetare te barabarte e kontribuues kyç ne avancimin e RMV-së”, tha Osmani.

10: 12- Zëvendëskryeministri Bytyqi priti presidenten Osmani në pikën kufitare “Bllacë”

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi mëngjesin e sotëm ka mirëpritur presidenten e Kosovës, Viosa Osmani-Sadriu, e cila do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Magedoninë e Veriut, si mysafire e presidentit Stevo Pendarovski, përcjell TV21.

Zv/kryeministri Bytyqi në pikën kufitare në Bllace ishte nën shoqërimin e Shpresa Jusufit, ambasadores se RMV-se në Kosovës, ambasadorit Goce Goce Karajanov, këshilltar i veçantë i presidentit Pendarovski për politikë të jashtme dhe ambasadorin Kenan Ramadani, drejtor i Drejtorise për protokoll pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme.

Sipas paralajmërimeve presidentja Osmani-Sadriu do të ketë takim tet-a-tet me Pendarovskin, pas se cilit është paraparè edhe një takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit Pendarovski he Osmani – Sadriu do të vendosin kurora lulesh tek varri i Goce Dellcevit ne kishën “Shen Spas” në Shkup.

Gjate vizitës zyrtare, Osmani – Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa fjalim do të mbajë edhe ne seancën solemne te Kuvendit te Republikes së Maqedonise së Veriut.

Nesër Osmani – Sadriu do të qëndroje ne Tetove, ku do të takohet me Kryetarin e Tetoves, Bilall Kasami.

08: 12-Osmani viziton Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Stevo Pendarovski do të fillojë sot vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Zyra e Presidentes.

Bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani pas takimit me Presidentin Pendarovski dhe konferencës së përbashkët për medie, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Më pas, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovacevski. Përgjatë ditës, ajo poashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova në komunën e Çairit. Ndërkaq në selinë e Ambasadës së Kosovës, Presidentja Osmani do ta dekorojë post-mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, liderin ikonik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferi, i cili shquhet edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve kudo. Presidentja Osmani do ta dhurojë po ashtu një kontingjent librash për bibliotekën në gjuhën shqipe në Manastir.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, Presidentja Osmani do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do ta vizitojë edhe Tetovën ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, Presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë./21Media