Rama: Kam një përgjigje për ata që thonë se unë nuk e dua Shkodrën
Nga Shkodra, ku zhvilloi takim në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje zërave kritike që thonë se nuk e do këtë qytet.
“Ka njerëz që mendojnë nuk ja japim votën Edi Ramës. Unë po flas për ata që e shohin këtë si luftë politike. Kandidatin e kemi më shumë blu por nuk kemi problem ne me këtë fare. 3 mandate e kam treguar që s’i ma leni si s’ma leni ju unë këtu jam. Por atyre që thonë Edi Rama s’e do Shkodrën, ju them që ka shumë më tepër gjasë që Shkodrën ta dua unë se sa ata që ju vijnë çift këtu që s’kanë asnjë lidhje me Shkodrën se unë të paktën një pjesë të gjakut e kam nga Shkodra, e kam nga një gjyshe që më ka rritur edhe gjaku nuk bëhet ujë”.
Kryeministri foli për një potencial ekonomik që ka Shkodra, e sipas tij, nuk po shfrytëzohet nga bashkia e drejtuar prej demokratëve.
“Unë s’kam si mos ta dua Shkodrën sepse unë e di shumë mirë që këtu është një nga forcat e fjetura të ekonomisë shqiptare. Unë mendoj që nëse e zgjojmë këtë forcë ekonomie që ka Shkodra, nuk i bëhet mirë vetëm Shkodrës, i bëhet mirë gjithë ekonomisë shqiptare. Këto janë përralla që i hanë ata që duan t’i hanë dhe s’duan të logjikojnë. Po dhe stadiumin e Shkodrës unë e bëra për tifozët e Vllaznisë”.