Rajoni

Rikthimi 10 minutësh i Listës Serbe në Kuvend, Konjufca: Të privohen nga mëditjet e sotme

Shpërndaje

Pas pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës vetëm për t’u nënshkruar, pasi qëndruan veç 10 minuta.

Me këtë rast, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se ajo që bëri Lista Serbe sot, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim në Kuvend. Ai kërkoi nga administrata që të privohen nga mëditjet e sotme.

“Dëshiroj të them që ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh në Kuvendin e Ksoovës vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvend.

Ata qëndruan për më pak se 10 minuta dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.