RajoniTop Lajme

“Të më ikë Elsi, nuk e dua më jetën”, burrë e grua në gjunjë luten për ndihmë, djali i vetëm po i shuhet (Video)

Shpërndaje

Teksa i biri dergjet në shtratin e spitalit, ky baba bie në gjunjë. Këmbët ndonjëherë nuk e mbajnë, pasi peshës së moshës i është shtuar dhimbja më e tmerrshme për një prind.

Djali i vetëm i këtij çifti nga Shkodra është prekur nga një sëmundje e rëndë tumorale. Burrë e grua nuk i kanë mundësitë të kurojnë Eslin 21 vjeçar, gjendja e të cilit përkeqësohet ditë pas dite.

Nëna e 21 vjeçarit, Jetima, nuk largohet për asnjë moment nga koka e të birit. Lotët e saj nuk pushojnë. Nëna thotë se po i pikon shpirti dalëngadalë…e pamundur përballë kësaj sprove, ajo i drejtohet për ndihmë bamirësve përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”.