8 maqedonas punësohen si shqiptarë në komunën e Kumanovës, ja emrat e tyre
Komuna e Kumanovës ka punësuar 8 maqedonas, të cilët janë paraqitur në konkurs për punësim duke u identifikuar si shqiptarë, transmeton TV21. Si shqiptare është punësuar kandidatja e cila quhet Angjela Jovanovska Nikollovska.
Tutje, komuna ka marrë vendim që personin Dragan Zafirovski, gjithashtu ta punësojë si person që identifikohet si shqiptar.
Edhe Margica Boshkovska është shprehur identiteti i saj është shqiptare, dhe si rrjedhojë komuna e Kumanovës ka vendosur që ta punësojë në pjesën e paraparë për shqiptrët.
Komuna ka vendosur që në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit ta punësojë Nikolla Boshkovskin, i cili sipas komunës, është identifikuar gjithashtu si shqiptarë.
E Dejan Dimitrievski, gjithashtu i prezantuar si shqiptar, do të punësohet si inspektor i trafikut.
Komuna e Kumanovës e ka parë si të arsyeshme që Robert Nikollovski, i cili sipas dokumentit figuron si shqiptar, të punësohet si referent i pavarur për përgatitjen e punëve e administratës në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe eurointegrime./Tv21/