Erdoğan: Zgjedhjet i fituan të gjithë 85 milionë qytetarët e Türkiyes
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i sigurt në kryesimin e tij të qartë drejt rizgjedhjes, ka deklaruar se fitues në zgjedhjet kombëtare që përfunduan sot janë 85 milionë qytetarët e Türkiyes, raporton Anadolu.
“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit nga qyteti Istanbul.
“Ne thamë ‘do të fitojmë në një mënyrë që askush të mos humbasë’. Kështu që, sot fituesja e vetme është Türkiye”, theksoi Erdoğan.
Më tej, ai tha se me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Türkiyes”.
“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me vullnetin e kombit tonë”, tha Erdoğan.
“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që na besoi edhe një herë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.
Sipas kreut të Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, nga 75,42 për qind të votave të numëruara, presidenti Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind. Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu siguroi shumicën në parlamentin turk.