Kovaçevski nesër takohet me Ali Ahmetin dhe liderët e koalicionit qeveritar
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Klubin e deputetëve do të mbajë takim me partnerët e koalicionit qeveritar, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.
Bëhet fjalë për takim të rregullt për aktivitetet vijuese dhe ngjarjet politike.
Në vigjilje të takimit të nesër, siç informojnë nga LSDM-ja, sonte mbledhje do të mbajnë Këshilli Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i partisë.
Nga Qeveria dhe nga LSDM do të informojnë shtesë për kohën e takimeve të KQ dhe KE dhe për takimin e kryeministrit me partnerët e koalicionit.