MaqedoniTop Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 22.5.2023.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 27.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)