Pamje dramatike: Serbët ulen për ta ndaluar KFOR-in, bërtasin “Kosova është Serbi”
Forcat e KFOR-it kanë nisur shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.
Për ta bërë këtë, ata raportohet të kenë përdorur gaz lotsjellës, shok-bomba dhe pajisje tjera, shkruan lajmi.net.
Në videon e mëposhtme shihet se si protestuesin ulen në gjunjë afër ushtarëve të KFOR-it dhe brohorasin “Kosoba është Serbi”.
Është raportuar se deri më tani në Zveçan janë hedhur mbi 30 shok bomba.
Përfaqësuesit e Listës Serbe që ishin me qytetarët janë tërhequr zvarrë nga pjesëtarët e KFOR-it. Ambulancat në qendër ofrojnë ndihmën e parë për personat e lënduar nga gazi lotsjellës. Situata është e tensionuar.