RajoniTop Lajme

Rama fushatë në Belsh, Cërrik dhe Librazhd (Video)

Shpërndaje

Fushata elektorale e kampit socialist u përqendrua këtë të hënë në Belsh, Cërrik dhe Librazhd.

Kryeministri Edi Ram prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Arif Tafanin, ndërsa ishte i pranishëm edhe drejtuesi i qarkut, Damian Gjiknuri.

Kreu i PS-së nuk i kurseu ironitë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku Sali Berishën dhe Ilir Metën i quajti dy zarë që pritet të dështojnë.

Postimi i plotë:

LIBRAZHD – Dikur një qytezë e harruar në tatëpjetën e rrënimit, sot është kthyer në një tjetër pasqyrë të Rilindjes Urbane, falë punës së palodhshme të kryebashkiakut Kastriot Gurra, i cili pas dy mandatesh ia kalon faqebardhë stafetën Mariglen Dishës, që me mbështetjen e palëkundur të qeverisë për Librazhdin do ta çojë atë VETËM PËRPARA️
➡️ Vazhdojmë edhe me mbjelljen e pemëve të dhuruara nga Partia Socialiste, falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale
VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️

CËRRIK – Një bashki e vogël me problematika të trashëguara nga keqqeverisja e atyre të tjerëve, e cila po merr kthesën falë lidershipit e punës këmbëngulëse të kryebashkiakut Andi Salla, që në 14 maj duhet mbështetur fuqishëm për ta çuar Cërrikun VETËM PËRPARA
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️

BELSH – Qyteti i vogël turistik, i rilindur pas një agonie të gjatë mes ferrave e plehrave, shembull spektakolar i ambicies sonë për Shqipërinë dhe partneritetit të plotvullnetshëm qeveri – bashki, të cilit kryebashkiaku punëtor Arif Tafani i ka dhënë të gjithë energjinë e duhur, me projekte e me këmbëngulje të vazhdueshme në krye të punëve
➡️ Vazhdojmë edhe me mbjelljen e pemëve të dhuruara nga Partia Socialiste, falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarpërPS❤️