Tensionet në Veri/ Kongresmeni Torres i zhgënjyer nga kritikat e Blinken: Kosova një aleat i palëkundur i SHBA-së
Kongresmeni amerikan, Richie Torres është shprehur i zhgënjyer ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për qëndrimet dhe kritikat që DASH ka mbajtur ndaj Kosovës, pas tensioneve në veri.
Ai tha se Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së, dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin shtete për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që pranoi. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023