Maqedoni

Tetovë, shtyhet për në vjeshtë referendumi për lojërat e fatit

Shpërndaje

Referendumi për mbylljen apo largimin e kazinove nga qyteti i Tetovës nuk do të mbahet deri në vjeshtë. Arsyeja e shtyrjes sipas kreut të këshillit të Tetovës, është përgatitja e mirë me qëllim që të mos dështojë referendumi, shkaku i mos arritjes së censusit prej 50 + 1%. Nga lëvizja Anti bixhoz thonë se kjo procedurë duhet të përshpejtohet. Lënia në periudhën e vjeshtës për realizimin e referendumit, sipas Jushi Emërllahut, është pikërisht ardhja e mërgimtarëve, me qëllim që të rritet përqindja e qytetarëve të cilët do të dalin në votim.

“Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit apo nismës qytetare, e kemi lënë edhe një takim në 20 maj, gjithë palët bashkë që edhe një herë t`i diskutojmë gjitha mundësitë dhe hapat që do marrim. Komuna ka të drejtë ta realizoj por duke ditur historikun e zgjedhjeve deri më tani si kanë dalë zgjedhjet, ku asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind, ndërsa për të qenë i suksesshëm referendumi dalja duhet qenë mbi 50 për qind. Andaj kemi biseduar gjithë bashkë nëse do ia dalim të nxjerrim mbi 50 për qind të qytetarëve. Kështu që pasi të takohemi bashkë, ndoshta do bëjmë dhe një debat publik, ku do thirrim gjitha palët që pasi të marrim një hap të tillë të del i suksesshëm”, deklaroi Besar Durmishi. Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

“Ka vonesë të qëndrimeve të komunës rreth mbajtjes së referendumit. Ne para ca ditësh patëm takim me gjithë këshilltarët dhe hasën mirëkuptim nga gjitha partitë politike. Tani kemi lënë takim tjetër për caktimin e datës së referendumit. Nuk duhet mbajtur më debat publik pasi që Lëvizja Anti bixhoz e mbajti debatin dhe konkluzionet dhe qëndrimet i janë dorëzuar komunës dhe tani presim që këto të kalojnë në këshillin e komunës së Tetovës”, u shpreh Jushi Emërllahu Lëvizja Anti bixhoz. /Alsat.mk