Treni godet veturën, ndërron jetë 76-vjeçari nga Krusheva
Një 76-vjeçar nga Krusheva ka humbur jetën pasi një tren ka përplasur automjetin që po drejtohej nga ai.
Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
“Më datë 01.05.2023 rreth orës 04:00 në SPB-Manastir është raportuar se një tren i udhëtarëve i cili udhëtonte në linjë Manastir-Shkup, në vendkalimin hekurudhor ndërmjet rrugës “Trajko Nikolloski” dhe rrugës “Lece Koteski” në Prilep, afër stacionit hekurudhor Prilep, ka goditur automjetin e pasagjerëve “Polo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga H.I.(76) nga Krusheva, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek i Urgjencës konstatoi vdekjen e tij”, thonë nga MPB.