Tronditet Beogradi/ Nxënësi i klasës së shtatë vret rojen e shkollës dhe 8 të mitur
Një i mitur ka vrarë 9 persona në një shkollë në Beograd. Mediat vendase raportojnë se i mituri ka qëlluar me armë zjarri fillimisht rojen e shkollës dhe më pas nxënës që ndodheshin në korridor.
Raportohet se autori i ngjarjes së rëndë është një nxënës i klasës së shtatë. Nga të dhënat e para dyshohet se i mituri ishte nën efektin e lëndëve narkotike gjatë momentit të ngjarjes.
Gjithashtu raportohet për të tjerë të plagosur që janë në rrezik për jetën.
Ngjarja e rëndë është shënuar në shkollën 9-vjeçare “Vladislav Ribnikar”, e gjendur në një zonë luksoze të kryeqytetit serb.