Vonesa e nisjes së procesit të votimit, Rama sulmon Celibashin: Dështim spektakolar i KQZ, e pafalshme
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e zgjedhjeve lokale të 2023, që u mbajtën më 14 maj.
Procesi nisi me vonesa në shumë qendra votimi, për shkak se pajisjet elektonike të identifikimit, shfaqën probleme.
Për këtë Rama bëri fajtor kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, duke thënë se ishte një gabim i pafalshëm.
“Përsa i përket standardit të zgjedhjeve nuk lexuar asnjë raport. Zgjehdjet nuk kanë pasur asnjë gjë të vecantë, përvec dështimkit spektakolar të e KQZ për të nisur në kohë zgjedhjet bi 550 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që norët e para ishin në radhë për të votuar. Ishte një gjë e rëndë, tronditëse për faktin se pajijet e identifikimit elektronik kanë dëshmuar transparencë dhe sigur, dhe musfonksionimi i tyre është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Me sigguri do ta lëmë me kaq këtë cështje, aq me tepër kur pamë sesi hidhëshin pajisjet si arkat bosh. Miliona uro të vëna në dispozicion nga taksat”, tha Rama.