“Baba ktu”, qytetari vendos foton e Kurtit në veturë
Një qytetar ka vendosur fotografinë e kryeministrit Albin Kurti në pjesën e prapme të veturës së tij, raporton Express.
Vetura ku është vendosur fotografia e Kurtit krahas hartës së Mitrovicës dhe ku shkruhet “baba ktu”, është parë duke qarkulluar sot në Prishtinë.
Ndryshe, situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë.
Situata eskaloi më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR’it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, njëmbëdhjetë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez.