Rajoni

Gjukanoviç: Do bëjmë koalicion me ata që e duan vendin në BE

Shpërndaje

Në Mal të Zi është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, ku kanë marrë pjesë vetëm 56.4 për qind e votuesve.

Pas mbylljes së procesit të votimit ka reaguar edhe ish-presidenti, Milo Gjukanoviç. Ai ka theksuar se pret që Mali i Zi të tregojë vendosmëri për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian.

Pra, për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po ecën në mënyrë shumë dinamike dhe e qëndrushme do të thosha deri para rreth tre vitesh kur u ndal, kur u shfaq një farë lëkundjeje që ka ngjallur dyshimin e ndërkombëtarëve.

Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, ​​theksoi ai.

I pyetur  nga gazetarët nëse do të jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve, Gjukanoviç deklaroi se se më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane.

Ne jemi larg këtyre çështjeve për t’i diskutura. Pra, unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika. Gjithashtu kam thënë që dikush që ka kaluar 35 vjet në politikë nuk mund të jetë kurrë i pa-interesuar për politikën. Unë jam i interesuar mbi të gjitha që ky vend të mos braktisë synimin e tij strategjik, të bëhet anëtar i BE-së”, deklaroi ai.

Ai tha se do të bënte koalicion me të gjithë ata që duan që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Vijesti. 

Gjithkush që është i gatshëm të punojë për reforma përtej asaj deklarative është partner i dëshirueshëm. Deri më tani për flamurin europian po deklarohen shumë, do të thoja që në sjelljet e tyre të deritanishme nuk kanë treguar një minimum kapaciteti dhe vendosmërie politike”, vuri në dukje Gjukanoviç.